Iu gjetën 113 mijë euro në makinë, flet shefi i RENEA-s: Janë para të ligjshme, i kam për halle

Iu gjetën 113 mijë euro në makinë,…

Shefi i RENEA-s Altin Morina ka thënë përpara hetuesve se paratë që i janë gjetur në automjet janë të ligjshme dhe se janë tërhequr në bankë. Ai u vu në pranga mesditën e së martës në zonën e Kodrës së Diellit, pas një njoftimi se në makinën e tij tip “Audi” gjenden para që janë përfituar nga bota e krimit.

Në media u hodhën dyshime se Morina mund të kishte një lidhje të mundshme me grupin e Ervis Martinajt, por që ende nuk është vërtetuar si informacion.

Më tej Altin Morina ka treguar se paratë i ka marrë nga një mik për të përballuar disa probleme familjare. Shefi i RENEA-s deklaron se ai nuk ka lidhje me asnjë bandë kriminale dhe se po pret i qetë hetimet e Prokurorisë.

Paratë janë të ligjshme dhe vijnë nga një biznes. Janë tërhequr në bankë dhe i kam marrë për hallet e mia tek një mik. Nuk kam kryer asgjë të jashtëligjshme dhe nuk jam pjesë e asnjë grupi kriminal” – tha ai para hetuesve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit