Një 23-vjeçar me iniciale M.M. është ndaluar në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat, pasi gjatë kontrollit nga policia i janë gjetur në automjetin me të cilin po lëvizte: 37 doza me kanabis, kokainë, një shishe farmaceutike me lëng vajor i dyshuar si kanabis, 14 fishekë, armë gjahu, një shkop metalik me hapje.
Këto, së bashku me automjetin, i janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet policore të Komisariatit Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin:
M.M., 23 vjeç, banues në fshatin Cerice, Skrapar, pasi në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat, është ndaluar nga shërbimet e Policisë dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin po lëvizte ky shtetas, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 37 doza me kanabis, kokainë, një shishe farmaceutike me lëng vajor i dyshuar si kanabis, 14 fishekë, armë gjahu, një shkop metalik me hapje (si ato që përdorin forcat e policisë), si dhe automjetin me të cilin ai lëvizte.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.