Iu gjetën në shtëpi armë dhe gjerdan fisheku pa leje, prangoset 36-vjeçari në Dibër

Iu gjetën në shtëpi armë dhe gjerdan…

Shtetasi Elvis Tola, banues në fshatin Çidhën, të Dibrës është arrestuar pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet një pushkë, një armë gjahu dhe një gjerdan me fishek, të cilat i posedonte pa leje.

Bëhet me dije se është proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe babai i 36-vjeçarit. Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: Dibër

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Posedonte armë zjarri në banesë, vihet në pranga 36-vjeçari, si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë babai i tij.

Sekuestrohet një armë zjarri pushkë, një armë gjahu dhe një gjerdan me fishek.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale , si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, shërbimet e policisë falë punës së mirërganizuar kanë ushtruar kontoll në banesën e 36 vjeçarit, në fshatin Çidhën, dhe si rezultat gjetën të fshehura një armë zjarri pushkë, një armë gjahu dhe një gjerdan me fishek të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

E.T, 36 vjeç, banues në fshatin Çidhën, njësia Administrative Arras, Dibër, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi M. T., 67 vjeç (babai i të arrestuarit).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit