Iu gjetën pasaktësi të shumta, merret vendimi i Vetingut për Sokol Bizhgën, drejtuesin e OFL-së

Iu gjetën pasaktësi të shumta, merret vendimi…

Është konfirmuar në detyrë drejtori i Forcave Lëvizëse Operacionale në Policinë e Shtetit Sokol Bizhga. Ky ka qenë vendimi i dhënë sot nga ana e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimt, që kryen Vetingun në radhët e punonjësve të policisë së shtetit. Por pavarësisht vendimit pozitiv që është dhënë sot Komisioni i vlerësimit konstatoi se Bizhga ka probleme në deklarimin e dy apartamenteve në pronësi të tij.

Sipas komisionit për një apartament në Tiranë të blerë nga kursimet e Bizhgës gjatë emigrimit në Itali, të dhënat nuk janë deklaruar në mënyrë korrekte. Po ashtu mospërputhje ka dhe për një apartament në Vlorë, ku vlera e shitjes rezulton 2 milionë lekë ndërsa në deklaratën noteriale 1.5 mln lekë.Për këtë Bizhga tha se shitja ishte kryer nga miqtë e tij pasi nuk mund të paraqitej personalisht në Vlorë pas plagosjes gjatë ushtrimit të detyrës.

Bizhga po ashtu nuk ka justifikuar dhe disa paga të marra gjatë viteve ’93 dhe 2002. Në lidhje me pastërtinë e figurës, drejtuesi i lartë ka dalë i pastër, ndërkohë që tashmë ai është dhe nën drejtimin e Operacionit Forca e Ligjit, që po ndërmerret ndaj personave që kanë vënë pasuri mbi aktivitet kriminal.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit