Iu hodh në qafë shitëses te ‘Rruga e Kavajës’, dhe u akuzua për ngacmim, flet i riu: Si qendron e vërteta, më goditi një frikacak i…

Iu hodh në qafë shitëses te ‘Rruga…

Pak ditë pasi u arrestua nga ana e policisë nën akuzën e ngacmimit ndaj disa punonjëseve të një kompanie që është e vendosur te ‘Rruga e Kavajës’ në Tiranë 33-vjeçari Edmond Qenani, shprehet se gjithçka e thënë derimë tani nuk është e vërtetë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se e vërteta është se e ka dhunuar një efektiv i forcave Shqiponja dhe se momentalisht ndodhet nën masën e arrestit të shtëpisë.

Reagimi i plotë: Sqarim per media! Duke marre shkas mbi rrjedhojen e ngjarjeve te diteve fundit dua te bej me dije disa sqarime dhe detaje rreth cfare ka ndodhur nga dita e Marte, dt. 28.04.2020 qe une jam goditur nga nje frikacak, harbut e arrogant i pushtetit te “Shqiponjave” dhe menjehere ”vet-arrestuar” (e theksoj vet-arrestuar pasi ne procesverbalin e Oficerit te Policise Gjyqesore te Komisariatit numer 2, Tirane, shkruhet se qenkam i arrestuar ne flagrance), deri me 01.05.2020 qe Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranecakton masen e sigurise “Arrest ne shtepi” te parashikuar nga neni kaq e aq . very very soon!

E verteta do dale shume shpejt, lehtesisht e vertetueshme! Jam me i motivuar se kurre qe ceshtjes time ti shkoj deri ne fund e per kete do punoj nate e dite: > me avokatet e mi brenda dhe jasht vendit, > me perfaqesite diplomatike te vendit e te jashtme, > me sherbimet inteligjente informative sekrete te brendshme e te jashtme, > me median e lire ne vend si dhe ate nderkombetare e investigative;

per te hedhur ne drite dhe te zezen mbi te bardhe te verteten absolute unike definitive mbi ngjarjet qe kan ndodhur me dt. 28.04.20, si dhe ato para-rendese e ato pas. E mbi te gjitha per te vene para ndergjegjes te paster e para drejtesise cdokend te perfshire direkt apo indirekt ne kete histori te ndyre e te ulet, te perballet me ligjin per cdo fjale e fjali te shpifur e cdo trillim te sajuar ndaj personit tim dhe integritetit tim. Jeta eshte e gjate e une nuk nxitoj. E verteta nuk vdes. Me e rendesishme se kjo dua qe ju miqte e mi te jeni mese te qete e te duruar e ketu po i jap rendesi me se shumti familjes time, prinderve te mi te shtrenjte qe jane shqetesuar meseshumti nga bombardimet e mediave me lajme te rreme, miqte e mi te ngushte qe me njohin nga afer.

Te afermit e mi: Ju me njihni kush jam, dhe e dini shume mire se cfare vlerash perfaqesoj. Rrini te qete dhe kini besim.  Kaq mjafton.Persa i perket demit moral, fizik, shpirteror dhe integritetit tim e personalitetit tim une kam te gjithe instrumentat dhe strukturat brenda dhe jashte vendit qe do bashkpunojne per te verteten time dhe rikuperimin e figures time. Turp per shpifesit, trilluesit dhe frikacaket! Une di te them vec nje gje; Nje fraze filozofike dhe fantastike nga nje liber i shenjte, ku shkruhet se: “Pas cdo lehtesimi ka nje veshtiresi; pas cdo veshtiresie ka nje lehtesim.” Koha verteton.  Une jam ketu. Per momentin arrest ne shtepi. Shenim:  Faleminderit te gjithe ju kudondodheni qe me jeni gjendur prane fizikisht e virtualisht me keni motivuar edhe frymezuar qe keto dite te veshtira per mua dhe familjen time te kalojne me qetesi e dashuri. Respekte! Shenim:  Nje grumbull links me gallata mediatike rreth ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit