Iu iku italianëve nën hundë, gazetari De Luca tregon DETAJE nga super-arratisja e Moisi Habilajt: E kishte telefonin e fikur që të shtunën, pse ka dyshime për policinë e Katanias

Iu iku italianëve nën hundë, gazetari De…
Featured image of article: Iu iku italianëve nën hundë, gazetari De Luca tregon DETAJE nga super-arratisja e Moisi Habilajt: E kishte telefonin e fikur që të shtunën, pse ka dyshime për policinë e Katanias

Dario De Luca, gazetar i ‘Meridionews’ ka dhënë detaje të reja lidhur me arratisjen e Moisi Habilajt, i dënuar me 15 vite burg për trafik lëndësh narkotike. Në një intervistë për “Syri Tv”, De Luca tregoi sesi Habilaj ishte zhdukur pa gjurmë nga banesa e kushëririt ku edhe qëndonte gjatë kohës që i ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Gazetari italian tregoi se që prej ditës së shtunë telefoni i tij ka qenë i fikur, duke shtuar dyshimet se ka qënë pikërisht kjo ditë, ajo që ai është larguar nga banesa.

“Ne në Katania kemi informacionin që Habilaj nuk është gjetur në brendësi të banesës ku ai duhet të kalonte arrestin shtëpiak. Që nga e shtuna e kaluar telefoni i Habilaj ka qenë i fikur. Kalimi nga arresti në shtëpi, në burg duhet të bëhej nga avokati. Ajo që të bën të dyshosh është se si Habilaj ka ikur pak para se të vinte Policia,“-u shpreh De Luca.

Lajmi për arratisjen e tij u bë i ditur sot nga autoritetet italiane, të cilat e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar Habilajn, mëngjesin e sotëm. Gjykata e Apelit e Katanias e dënoi ak kohë më parë, përfundimisht me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn. Para se të ekzekutohej vendimi i Apelit, Moisi Habilaj ishte caktuar në “arrest shtëpie”, pasi kaloi 954 ditë pas hekurave. Habilaj ishte në paraburgim që nga tetori i vitit 2017, por vetëm në muajt e fundit kishte pranuar pjesërisht përgjegjësitë e tij. Ndërkohë janë marrë ende vendimet për anëtarët e tjerë të grupit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit