Iu merrte para të moshuarve dhe iu premtonte pension invaliditeti, prangoset laboranti në Elbasan

Iu merrte para të moshuarve dhe iu…

Një teknik laboratori në Spitalin e Elbasanit ka rënë në pranga ditën e sotme. Mësohet se 37-vjeçari, Etligert Piligriu, i mori para një çifti të moshuar duke iu premtuar se do t’iu siguronte në kundërshtim me ligjin, pension të invaliditetit,

Nga informacionet paraprake, dyshohet se 37-vjeçari iu ka marrë këtyre  të moshuarve 100 000 lekë, me pretendimin se do t’iu siguronte në kundërshtim me ligjin, dokumentacionin e nevojshëm për përfitimin e pensionit të invaliditetit (KMCAP).

Dyshohet se i riu nuk vepronte i vetëm në këtë skemë mashtrimi dhe si rrjedhojë kanë nisur hetimet për bashkëpunëtorët e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit