I’u publikua Mercedes-i| Lali Leku: Nuk jam rraqexhi makinash

I’u publikua Mercedes-i| Lali Leku: Nuk jam…

Prej kohësh, në rrjete sociale ka qarkulluar një forografi e një makine luksoze tip “Mercedes”, për të cilën u aludua se i përkiste kryebashkiakut Erion Veliaj. Ky i fundit reagoi lidhur me këtë çështje. Bashkia Tiranë thotë se lajmi në fjalë është publikuar në rrjetet sociale nga gazetari Artan Hoxha, e më pas u publikua në rrjet.

Veliaj ka sqaruar se lajmi është i pavërtetë dhe se është publikuar nga portalet gjobëvënëse.

Veliaj:

“Po u more me gjobat që vendosin portalet dhe televizionet nuk bën dot asnjë punë. Njëri thoshte se lali ka blerë makinë 500 mijë euro. E para e punës, kush më njeh e di se unë nuk jam rraqexhi makinash. Më thanë dil e sqaroje, po kë të sqaroj?

Edhe ai që e ka shkruar këtë rrenën e di që nuk është e vërtetë. Por, po t’i shkosh atij të portalit, ai thotë: Më jep një shtëpi, më fal një makinë. Po nëse merresh me këta, ata këtë punë kanë sepse kanë hapur nja dy-tre portale dhe thonë: Më sill lekët që mos të të biem.

Më mirë bëjmë shtëpitë e njerëzve se sa t’I përgjigjemi gjobave të këtyre. Po u fokusuam në punë, ajo flet vetë. Dy mundësi kemi: Ose të merremi me logje, t’i vëmë gjoba njëri-tjetrit, ose merremi me punë, që të ngelet një vepër konkrete, një ndërtesë, një shtëpi, një pallat, një kopësht, një shkollë, një çerdhe, një park”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit