Iu sekuestrua arsenali i armëve/ Kush është Hulk Dedja, i biri i ish të fortit të Burrelit, saga e vrasjeve dhe hakmarrjeve

Iu sekuestrua arsenali i armëve/ Kush është…

Janë zbardhur detaje rreth 29-vjeçarit Hulk Dedja, i cili u arretsua ditën e sotme, pasi iu gjet arsenal armësh dhe targa false. Mësohet se Dedja është person me precedent të theksuar criminal. Ai ka qenë i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Kujtojmë se ditën e sotme gjatë kontrollit policor në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 12 targa automjetesh, 2 prej të cilave me mbishkrimin “Policia”, 4 targa të huaja dhe 6 targa shqiptare.

Sakaq, është zbuluar se Hulk Dedja, është  përfshirë në shumë vrasje të tjera për gjakëmarrje. Ai është i biri i Halit Dedjas, i cili u ekzekutua në kryeqytet në dhjetor të 2010-ës. I riu dyshohet se në shenjë hakmarrje për vrasjen e të atit ka tentuar të vrasë dy pjesëtarë të fisit Kolaj nga Burreli.

18-vjeçari në 5 maj të vitit 2011, pak muaj pas vrasjes së babait të tij, tentoi të ekzekutojë për hakmarrje Ismet Kolën dhe nipin e këtij të fundit, Bashkim Dervishi.

Ngjarja për të cilën akuzohet Dedja ka ndodhur në vendin e quajtur “Lagjja e Re”, në qendër të Burrelit. Dyshohet se mesditën e 5 majit 2011, Hulk Dedja ka qëlluar në drejtim të makinës ku udhëtonin Ismet Kola dhe nipi i tij Bashkim Dervishi. Për pasojë Kola u plagos me dy plumba në bark, ndërsa Dervishi në shpatullën e djathtë. Mes fiseve Kolaj dhe Dedja ekziston një histori e gjatë hasmërie. Kolajt dyshohen të kenë ekzekutuar

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit