Iu vendos tritol në makinë, biznesmeni: S’kam dyshime!

Iu vendos tritol në makinë, biznesmeni: S’kam…

Pas ngjarjes mëngjesin e sotëm, ku ndërtuesit Saimir Nasi i vunë tritol në makinën e parkuar në garazh, ai është prononcuar për Top Channel.

Biznesmeni u tregua i rezervuar duke thënë se nuk kishte dyshime për persona të tjerë që mund t’i kenë vënë tritolin. “Nuk kam dyshime. Deklarimet e tjera i kam dhënë në polici”, tha Nasi.

Makina tip Porsche shpërtheu si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pronari i makinës është një biznesmen në fushën e ndërtimit në Tiranë, ndërkohë që duket se nuk ka precendetë të mëparshme kriminale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit