Iu vra i biri në derë të shtëpisë/ “E gjetëm të mbuluar me gjak”- Flet babai i 26-vjeçarit: E qëlluan nga larg, më pas nga afër me breshëri. Erdhi nga Belgjika…

Iu vra i biri në derë të…

Mjeku Edmond Breshanaj ka folur për vrasjen e të birit, Kristjan Breshanaj, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në Vlorë.

Mjeku shprehet se djali nuk ka pasur konflikte të mëparshme dhe se ka qenë njëri jo problematik duke kërkuar të zbardhet sa më shpejt shkaku i vrasjes së tij.

Breshanaj tregon se të birin e kishin qëlluar fillimisht nga larg, e më pas nga afër me breshëri, duke e lënë të vdekur.

Në Belgjikë punonte barist, i dërgoja para të mbulonte jetesën. Edhe rasti 2014-tës, Kristjani u dënua pasi s’kishte p patentë,  shokut iu gjetën një bimë kanabis.  Ai nuk ruhej, kishte më vete vetëm telefonin dhe paketën me tre cigare

Mamja e Kristjanit dëgjoi Krismat,  më telefoni të pyeste për djalin. Pastaj pa nga dritarja djalin e plagosur.  Në vendngjarje Kristjani shoqërohej nga një shok,  atentatorët nuk kanë shtënë mbi shokun.  Ata qëlluar Kristjanin nga larg, pastaj iu afruan duke e lënë  të vdekur nga breshëria. Policinë e njoftova vetë. I shoqërova deri në vendngjarje por djali s’kishte puls. Te zbardhet ngjarja. Shteti te veproje”, tha Breshanaj.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit