Iu vu tritol në biznes/ Ish-presidenti i klubit të Kamzës: Nuk kemi konflikte, nuk di kush është autor

Iu vu tritol në biznes/ Ish-presidenti i…

Ish- presidenti I Klubit të Kamzës, Naim Qarri, ka reaguar sot në lidhje me ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e shkuar. Kujtojmë se Mbrëmjen e djeshme, u shpërthye me tritol një market në rrugën ‘Demokracia’ në Kamëz. Biznesi rezulton të jetë në pronësi të djalit të Naim Qarrit, ndërsa banorët kanë dalë të alarmuar nga shtëpitë e tyre.

 Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por ditën e sotme Qarri ka deklaruar se nuk kanë konflikte dhe nuk e dinë se kush mund të jenë autorë të ngjarjes. “Nuk kemi konflikte, nuk di kush është autor

 Autori dallohet përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, por për shkak të errësirës nuk është i mundur identifikimi.

Vlen të përmendim se, Naim Qarri ka qenë pre e shpërthimeve me tritol edhe më herët. Konkretisht në vitin 2017, atij iu vu një sasi eksplozivi në mjetin e tij tip ‘Hummer’. Edhe atëherë fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit