Iu vu tritol në makinë/ Miku i “Rumit” të Sukthit: Nuk kam konflikte me askënd

Iu vu tritol në makinë/ Miku i…

Është zbardhur dëshmia e Aldi Mustafës, makina e të cilit shpërtheu dje me tritol. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në Shkozet dhe janë shoqëruar në komisariat 8 persona për të dëshmuar. Sakaq, vetë Mustafa ka thënë se gjatë natës makina e tij ka qenë e parkuar para shtëpisë dhe jo në servis. Ai shprehet se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët. Madje mohon që të ketë konflikte me ndonjë person.

Natën e kisha parkuar makinën para shtëpisë. Nuk e kisha në servis. Kur e mora në drekë shpërtheu.  Nuk e di kush e ka vënë tritolin në makinë. Nuk kam konflikte, policia të gjejë autorin”, ka thënë Mustafa

Ndërkohë po hetohet në disa pista, pasi 37-vjecari i njohur si miku i “Rumit” të Sukthit ka qenë i përfshirë në një plagosje në 2001 në zonën e plazhit dhe para një viti u arrestua me 3 armë zjarri, ngjarje për të cilat është gjykuar e dënuar. Deri më tani dyshohet se  shpërthimi i djeshëm ka të bëjë me një paralajmërim apo kërcenim ndaj tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit