
Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e zjarrvënies ndaj shtatë makinave të një biznesi në Kamëz.
Në prangat e policisë ka rënë shtetasi me inicialet A.S 23 vjeç. Dyshohet se i riu i ka vënë flakën një makine në parkim, ku si pasojë janë djegur disa automjete.
Në kohën që 23-vjeçari ka djegur makinat ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:
– A. S., 23 vjeç, banues në Zall Mner, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka djegur një automjet në një parkim në rrugën “Donald Trump”, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur edhe disa automjete të tjera. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 23-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.