Iu zhduk e motra, qytetari denoncon shpërfilljen e Policisë së Shtetit: Më thanë "Do pyesim dhe të themi"

Iu zhduk e motra, qytetari denoncon shpërfilljen…

Një ngjarje e mistershme është shënuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për Ilirjan Caulin, i cili ka denoncuar zhdukjen e motrës së tij në komisariatin e Policisë Durrës. Ai i ka shpjeguar se është vëllai i të humburës dhe që prej të hënës familja ka humbur kontaktet me të. Kjo e fundit ishte nisur për në Pogradec, pasi ishte në proces divorci.

Në polici ai ka deklaruar se e motra i kishte dërguar dy foto nga spitali në gjendje jo të mirë shëndetësore, teksa e motra kishte telefonuar edhe një të afërmin e tyre dhe i kishte rrëfyer se është marrë peng nga katër veta.

Ai i ka kërkuar ndihmë policisë për të gjetur të motrën, teksa shton se është ndeshur në neglizhencën dhe shpërfilljen e efektivëve.

“Që atë ditë nuk kemi pasur me kontakte me të. Ditën e mërkurë kam bërë denoncim në stacionin e Policisë Plazh, Durrës, për humbjen e motrës. Ditën e enjte motra më dërgon 2 foto në WhatsApp që ishte në spital duke marrë serum vetë dhe pastaj i fiket telefoni. Shkoj në polici për të çuar ato foto që mund ta zbulonin ca spitali ishte, por përgjigjja e punonjësve të policisë më la për të dëshiruar, s’kemi ç’e duam foton, do pyesim spitalet me këtë emër dhe të themi. Kur nëpër urgjencat s’të kërkojnë ndonjë mjet identifikimi për të marrë serum dhe ata mund ta kenë regjistruar me emër tjetër. Sot nga ora 10 kishte marrë një kushëri në telefon, i kishte thënë që më kanë marrë 4 veta, vetëm të shoh pak fëmijët për herë të fundit se s’jam mirë. Shkoj përsëri në komisariat tani dhe asnjë lajm prej tyre kur shumë mirë ata mund ta gjejnë nga tabulatet telefonike nga merr në telefon”,-shprehet Cauli. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit