Iutecredit, skema e re e fajdeve në Shqipëri, merr 1 e paguaj 3/ Përmbaruesit thërrasin në ndihmë ekspertët e ekonomisë, banka e Shqipërisë mbyll sytë

Iutecredit, skema e re e fajdeve në…

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqsorë privatë  apelon fuqishëm për skemën piramidale të ngritur në Shqipëri nga kompania Iutecredit, që sipas tyre, përvec reklamës së fuqishme në televizionet kombëtare, po shtyn qytetarët të bien pre e një “vjedhjeje” me licensë, sic e konsiderojnë ata skemën e re të kredidhënies nga ky institucion mikrofinanciar.

Në një artikull të gjatë sqarues, ata analizojnë marrjen e një kredie nga Iutecredit që penalizon në masë shqiptarët, nëse nuk do të jenë qoftë edhe 1 ditë të rregullt në pagesën e kësaj kredie.

Përmbaruesit privatë e kanë bërë këtë duke marrë shembullin konkret se cili do të jetë fati I një qytetari që do të bjerë pre e kësaj skeme, e sidomos pas publicitetit të madh që po bëhet gjatë këtyre muajve.

Postimi i plotë I Dhomës së Përmbaruesve Gjyqsorë Privatë

Në 1996, FMN i tërhiqte vëmendjen qeverisë shqiptare, që të paralajmëronte popullin për rrezikun që sillnin firmat piramidale.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë asokohe paralajmëronte për natyrën piramidale të firmave dhe për pasojat që mund të vinin. Te “Sudja”, “Vefa”, “Populli” fusje 1 merrje 3 d.m.th, fusje 1 milion lekë të jepnin 3 për pak kohë.

Mrekulli!… që përfundoi në luftë.

Pas 25 vitesh historia përsëritet, por së prapthi. Sot të japin 1 dhe të marrin 3. Piramidat janë kthyer upside-down/kokëposhtë. FMN-ja me qeverinë nuk flet, ndërsa Guvernatori i BSH-së merret me kohën… javën tjetër do të kemi ulje temperaturash me 3-4 gradë.

Ja çfarë të ndodh po të duash të blesh një telefon, lavatriçe, TV apo pushime në “Dhërmi” me kredi në Shqipëri në 1 korrik 2021. Të dhënat janë reale nga kontrata te “IUTE CREDIT ALBANIA”.

Ne 1 korrik merr 1 milion lekë kredi për 10 muaj deri në 1 prill 2022.

Kësti mujor 137 mijë lekë, që duhet ta paguash çdo datë 9 korrik, gusht, shtator, tetor…

Nëse je i rregullt çdo datë 9, në fund do të shlyesh 1 milion e 370 mijë lekë.

Po u harrove në plazh pas datës 9 korrik e më pas e harron fare pagesën 2 muaj apo më tepër do të paguash penalitet ditor.

Pas 70 ditë vonesë nëse s’ke shlyer asgjë aty nga data 8-9 shtator penaliteti do të ketë arritur në 1.2 milionë lekë + 1.3 që është detyrimi total i kredisë = 2.5 milionë lekë.

Pra, për 2 muaj plazhi dhe 10 ditë shtatori more 1 milion dhe do japësh 2.5 milion.

Me përllogaritje më pas deri në 1 prill 2022… do të shkosh me kësmet 3-fish, 3.5-fish, pse jo dhe 4 apo 5 herë më tepër pas 10-muajve.

Penalitetet kanë një specifikë që pushuesi i lumtur i ka firmosur vetë:

Klientit në vonesë prej 50 ditësh i dërgohen 4 sms njoftuese me kosto 200 lekë secila (4 sms X 200 lekë = 800 lekë).

Klientit në vonesë prej 50 ditësh i dërgohen 3 letra njoftuese me kosto 1 500 lekë secila (3 letra X 1 500 lekë = 4 500 lekë).

Kostoja e njoftimeve, sipas këtij rasti është 5 300 lekë (sms dhe letra).

53 mijë lekë me të çu 4 mesazhe me 2 mijë lekë msg-ja telefonike (çfarë shkruajnë ato vajzat në mesazh?!

Çfarë shkrimi kanë ato 3 letra A4 që kushtojnë 15 mijë lekë copa?!

Ky është bank-ingu apo fajd-ingu në Shqipëri. Nuk dihet çfarë mendojnë për këtë prof. Malaj, Civici, e të tjerë profesorë të shquar në fushën e sistemit financiar e atij bankar, por me mijëra njerëz të thjeshtë janë përfshirë sot në këtë skemë.

Skema që ushqen sot reklama të bukura me pamje joshëse televizive. Skema ku jep 1 “Manush” dhe merr 3 “Antonela”

207156002 179487767526583 5652625304943042236 n
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit