Ivanka Trump kundër të atit, mund të marrë pjesë në inagurimin e Joe Biden

Ivanka Trump kundër të atit, mund të…

Ivanka Trump ka në plan të marrë pjesë në inaugurimin e Joe Biden më 20 Janar, sipas një burimi të brendshëm të Shtëpisë së Bardhë, në mënyrë që të shpëtoj karrierën e saj politike që aspiron, ndërsa Shtëpia e Bardhë zhytet më tej në kaos.

“Ivanka është e shqetësuar se karriera e saj premtuese politike është në rrezik dhe ajo po bën gjithçka që mundet për të shpëtuar reputacionin e saj,” – thotë burimi.

Sipas të njëjtave burime presidenti Trump ka dalë kundër këtij vendimi duke i thënë se prania e saj në inaugurim do t’i kushtojë mijëra mbështetës dhe do të ishte vendimi më i keq që mund të merrte ndonjëherë. Ivanka është e bindur se duke marrë pjesë në inaugurimin e Biden ajo do të fitojë mbështetës të ardhshëm duke mbrojtur aspiratat e saj politike, shkruan DailyMail.

Një burim tjetër i Shtëpisë së Bardhë ka mohuar që ajo ka në plan të marrë pjesë në inaugurim. Kjo vjen ndërsa thirrjet për Mike Pence, që kërkojnë amendamentin e 25-të për të hequr Trump nga detyra janë intensifikuar.

Lajmi vjen pak ditë pas ngjarjeve të Kapitol Hill ku Ivanka Trump zgjodhi Twitter për të shprehur mendimin e saj,të cilin më vonë fshiu kur ndjekësit e zemëruar pyetën nëse besonte se sulmuesit ishin patriotë, duke shtuar “Protesta paqësore është patriotike. Dhuna është e papranueshme dhe duhet të dënohet në termat më të fortë. ‘

Skrimi i parë në Twitter: ‘’Patriotët Amerikanë – çdo shkelje e sigurisë ose mosrespektim i zbatimit të ligjit tonë është e papranueshme. Dhuna duhet të ndalet menjëherë. Ju lutemi jini paqësor. ‘’

Donald Trump e bëri të qartë se ai nuk do të merrte pjesë në inaugurimin e Biden në 20 janar në një tëitter javën e kaluar ,para se llogaritë e tij në mediat sociale të pezulloheshin përgjithmonë.

“Për të gjithë ata që kanë kërkuar, unë nuk do të shkoj në Inaugurim në 20 Janar” -tha ai të Premten.

Presidenti i fundit që nuk mori pjesë në betimin e pasardhësit të tij ishte Presidenti Andreë Johnson në 1869,i cili gjithashtu ishte nënë akuzë.

Ndërkohë, Melania Trump theu heshtjen e saj të Hënën në sulmin e masave të javës së kaluar në Kapitol, duke thënë se ajo dënon absolutisht dhunën dhe duke bërë thirrje për shërim ndërsa çifti përgatitet të largohet nga zyra. Pesë ditë pas sulmit që rezultoi në pesë vdekje, Zonja e Parë publikoi një deklaratë që pranonte vdekjet e mbështetësve të burrit të saj para vdekjes së dy oficerëve të Policisë së Kapitolit./dosja.al)

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit