Izet Haxhia rekurs në Gjykatën e Lartë, akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit

Izet Haxhia rekurs në Gjykatën e Lartë,…

Izet Haxhia, i cili akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit, ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë.

Haxhia, kundërshton vendimin e tetorit të vitit të kaluar të gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e shpalli fajtor duke e dënuar me 21 vite burg.

Në shkurt të vitit 2021 ishte Gjykata e Shkallës së parë që dha këtë vendim pasi ky Haxhia kërkoi rihapjen e dosjes së cilësuar si “Vrasja e shekullit”.

Haxhia u ekstraduar në Shqipëri nga Turqia, pasi ishte arrestuar atje prej vitit 2006 ndërsa më herët ishte dënuar në mungesë me 25 vite burg.

Ndërkohë, Gjykata e Lartë ende nuk e ka caktuar datën kur pritet të shqyrtojë rekursin në dhomë këshillimi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit