Izolimi i Shqipërisë, gazetari Demi 'shpërthen' kundër ministrit Cakaj: 'Një kalama idiot...!'

Izolimi i Shqipërisë, gazetari Demi ‘shpërthen’ kundër…

Ri-izolimi që bllokoi sërish Shqipërinë dhe shqiptarët për të lëvizur lirshëm drejt BE-së, ka ngjallur zemëratë të madhe në publik.

I tillë ka qenë sot edhe “shpërthimi” i revoltës së gazetarit dhe moderatorit Enkel Demi, ndaj kryeministrit Rama dhe ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj.

Për këtë të fundit, gazetari demi madje nuk ka kuesyer as ofendimet, duke e quajtur ministrin një “kalama idiot”.

Deklaratën gazetari Demi e bëri gjatë emisionit që moderon vetë, “ABC-ja e mëngjesit”, këtë të mërkurë në “ABC-News”.

Demi u shpreh i revoltuar në lidhje me vendimin e BE-së për të mos hapur kufijtë me Shqipërinë, për shkak të shifrave të epidemisë që vendi ynë ka.

Gjate bisedës me gazetaren Erisa Zykaj, gazetari u shpreh se, sektori i vetëm që vendi mund të punonte në këtë periudhë, ishte turizmi.

Por sipas tij, dhe strukturat turistike, tashmë të gjitha nuk mund të punojnë.

Sipas gazetarit, Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, duhet të kishte shkuar në Bruksel, ku të bindte çdokënd që Shqipëria të mos penalizohej.

“Ne kemi nevojë për lëvizjen e lirë më shumë për të ikur vetë se sa për të ardhur në Shqipëri.

Kjo kuptohet prej turizmit, vijmë pas një tërmeti dhe pas një periudhe pandemie. Kurrë Shqipëria nuk ka qenë aq keq sa këto kohë.

Mund të llogaritemi me ’97-ën. E vetmja shpresë për të gjithë operatorët turistikë dhe për gjithë rrjetin e shërbimeve që të paktën 2 ose 3 muajt e verës të punojnë për të mbajtur strukturat hapur, sepse nuk flet më njeri për fitim”,- tha ndër të tjera Enkel Demi./Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit