Izolohet nga dëbora Thethi, banorët: S’kemi drita, rruga është e bllokuar. Na plasi zemra duke bërë thirrje prej 30 vitesh

Izolohet nga dëbora Thethi, banorët: S’kemi drita,…
Featured image of article: Moti i keq në Shqipëri/ Izolohet nga dëbora Thethi, banorët: S’kemi drita, rruga është e bllokuar. Na plasi zemra duke bërë thirrje prej 30 vitesh

Si pasojë e motit të keq në Shqipëri, që ka përfshirë që prej ditës së djeshme vendin tonë, Thethi është izoluar sërish nga dëbora. Theshi është përfshirë nga dëbora ku si pasojë zona, zona turistike është izoluar dhe për shkak të erës është dëmtuar dhe rrjeti elektik. Ndërkohë qytetarët të cilët janë të shqetësuar nga kjo situata i kanë bërë tthirrje qeverisë që të reagojën dhe të gjejnë një zgjidhje.

Një banor i zonës në një video që ka nisur për “TopChannel” thotë se ky problem është çdo vit dhe se aksi rrugor për në Theth është i pakalueshëm edhe me makina fuoristrada. Ai shton se që prej 30 vitesh bëjmë thirrje që mos të përsëritet e njëjta gjë vit për vit në këtë zonë, por sipas tij ankesat e tyre kanë shkruan në vesh të shurdhër.

“Në hyrje të fshatit është deri në 40-50 cm. Hyrja e fshatit, në aksin rrugor që shkon në qafë Thore. Jemi të izoluar në dëborë, s’ka drita, rruga është e bllokuar. Të paktën një makineri të na sjellin të hapin rrugën” Ju lutem të merren masa. Ka 20 vite që nuk merren masa sikur ne nuk ekzistojmë. Kemi nevojë se jemi zonë turistike. Është një diçka që s’di të flasim. Ndoshta ka dhe fukarenjtë të bllokuar. Ka që në kohën e Enverit. Vetëm ky aks. Aman po bëjmë thirrje. Na plasi zemra duke bërë thirrje prej 30 vitesh. Aman merrni masa. Edhe naftën do mundohemi vetë. Mund ta hapim vetë. Vetëm na siguroni makinën. E bëjmë vetë aman. Po i bëjmë apel shtetit.” ka thënë një banor i zonës. 

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë disa problematika në zona të ndryshme të vendit. Në Vlorë, rrugët e portit të qytetit bregdetar janë mbushur me ujë duke sjellë problematika të mëdha në qarkullimin e mjeteve. Në qarkun e Elbasanit dhe të Korçës gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar. Shirat kanë shkaktuar daljen nga shtrati të ujërave të lumit Bistricë, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e makinëve në aksin nacional Sarandë – Gjirokastër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit