Izrael/ Oficerit të ushtrisë i hiqet grada për pjesëmarrje në protesta me uniformë

Izrael/ Oficerit të ushtrisë i hiqet grada…

Vendimi disiplinor është i pari i këtij lloji që nga kriza sociale dhe politike, që shpërtheu në shtetin hebre mbi një reformë të diskutueshme në drejtësi të promovuar nga qeveria e ekstremit të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu që ka shkaktuar protesta masive që nga viti i kaluar.

Oficeri, me gradën major, u pa në televizion duke marrë pjesë në një tubim pro-qeveritar të mbajtur të enjten në një demonstratë pro reformës. Personeli ushtarak deri në gradën nënkoloneli lejohet të marrë pjesë në demonstrata politike me kusht që të mos veshin uniformat e tyre dhe të mos njihen si ushtarakë. 

Ushtria konfirmoi gradën e oficerit, por, në një deklaratë për sjelljen e tij të keqe, tha vetëm se oficeri mori pjesë në një demonstratë javën e kaluar i veshur me uniformën e tij ushtarake dhe i ishin hequr kompetencat komanduese.

Pjesëmarrja e një oficeri të IDF-së në një demonstratë me uniformë është e ndaluar dhe krejtësisht e papranueshme”, thuhet në një deklaratë të IDF-së.

Mosmarrëveshja mbi reformën në drejtësi po ndikon gjithashtu në forcat e armatosura të Izraelit, të cilat tradicionalisht kanë qëndruar jashtë çështjeve politike. Disa rezervistë, tek të cilët ushtria izraelite mbështetet shumë, kanë kërcënuar se do të refuzojnë urdhrat e thirrjes nëse reformat shkojnë përpara.

Duke shprehur shqetësimin për gatishmërinë ushtarake të vendit, ministri i Mbrojtjes Yoav Gallad bëri thirrje publikisht muajin e kaluar që reforma të pezullohej. Netanyahu u përgjigj duke njoftuar rrëzimin e Galladit, por më pas kryeministri u tërhoq, duke e mbajtur ministrin në postin e tij./ The Times of Israel

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit