Izraeli bombardon qytetin Betlehem në natën e Krishtlindjeve

Izraeli bombardon qytetin Betlehem në natën e…

Dita e Krishtlindjeve e ka gjetur zonën e ‘West Bank’ nën bombardim nga ushtria e Izraelit. Qytete si Betlehemi, Jenini dhe Nablusi janë goditur nga raketat e ushtrisë izraelite. Jenini njihet si qytet simbol i rezistencës së palestinezëve. Mediat raportojnë se ushtria e izraelit ka bastistur të paktën 10 shtëpi gjatë bombardimeve të kryera në mesnatën e së dielës.

Zonat e banuara në qytetet Nablus, Jericho, Ramallah dhe Bethlehem janë bombarduar gjithashtu ku të paktën 20 njerëz janë arrestuar nga ushtria e izraelit. Që prej fillimit të luftës në 7 Tetor janë vrarë mbi 300 palestinezë nga forcat e ushtrisë izraelite në ‘West Bank’. Ndërkohë që bombardimet në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit kanë shkaktuar mbi 100 vikitima.

Festimet e natës së Krishtlindjeve në Betlehem janë anuluar dhe një murale kundër luftës në mes të Betlehemit tregon Krishtin me familjen e tij të rrethuar nga gurë dhe nga gjemba duke simbolituar bombardimet dhe kufinjtë e luftës.

Kombet e Bashkuara kanë dënuar veprimet ushtisë së Izraelit duke vazhduar thirrjet për armëpushim dhe ndalim të luftimeve në mënyrë të menjëhershme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit