Izraeli dhe militantët e Gazës bien dakord për armëpushim

Izraeli dhe militantët e Gazës bien dakord…

Izraeli dhe militantët palestinezë të Xhihadit Islamik (PIJ) në Rripin e Gazës kanë rënë dakord për një armëpushim nga ora 19:00 GMT të shtunën për t’i dhënë fund luftimeve vdekjeprurëse. Lajmin e bëbë të ditur burimet palestineze për BBC.

Burimet cituan negociata të ndërmjetësuara nga Egjipti. Izraeli dhe PIJ ende nuk kanë komentuar mbi këtë çështje. Të martën, Izraeli filloi sulmet ajrore në Gaza, duke thënë se kishte në shënjestër komandantët e PIJ-së që kishin planifikuar sulme.

PIJ u përgjigj duke gjuajtur një breshëri raketash në qytetet izraelite. Të paktën 33 palestinezë në Gaza janë vrarë, rreth gjysma e tyre civilë, që nga e marta, thotë ministria palestineze e shëndetësisë atje. 147 persona të tjerë janë plagosur.

Gjashtë drejtues të lartë të grupit militant janë vrarë. Një civil izraelit është vrarë dhe pesë janë plagosur nga raketat palestineze në të njëjtën periudhë, thotë shërbimi i ambulancës izraelite Magen David Adom.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit