Izraeli dhe Palestina dakordojnë për krijimin e një mekanizmi për të frenuar dhunën

Izraeli dhe Palestina dakordojnë për krijimin e…

Izraeli dhe Autoriteti Palestinez ranë dakord për të krijuar një mekanizëm për të frenuar dhunën. Takimi i zhvilluar dje (19 mars) në resortin egjiptian të Sharm el-Sheikh ka si qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës në Bregun Perëndimor përpara muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, i cili fillon këtë javë.

Në një deklaratë të lëshuar pas takimit, ku morën pjesë zyrtarë nga SHBA, Egjipti dhe Jordania, të dyja palët theksuan nevojën që si palestinezët ashtu edhe izraelitët të parandalojnë veprime që mund të prishin shenjtërinë e vendeve të shenjta gjatë Ramazanit.

Në të njëjtën kohë, të dy palët përsëritën nevojën për de-përshkallëzimin dhe riafirmuan angazhimet që morën në takimin e tyre të mëparshëm në Akaba në shkurt. Këto përfshinin një angazhim të izraelitëve për të pezulluar për katër muaj diskutimet për ndërtimin e shtëpive të reja në vendbanimet hebraike dhe për të ndaluar për gjashtë muaj dhënien e lejeve për vendbanimet e ndërtuara pa leje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit