Izraeli godet Iranin, përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme

Izraeli godet Iranin, përshkallëzohet lufta në Lindjen…

Një sulm ndaj Iranit ka ndodhur mëngjesin e sotëm nga Izraeli, i cili ishte zotuar se do te hakmerrej pasi Irani lëshoi më shumë se 300 dronë dhe raketa drejt Izraelit si përgjigje ndaj një sulmi të mëparshëm të dyshuar izraelit në një kompleks diplomatik iranian në kryeqytetin sirian, Damask, më 1 prill, i cili vrau një komandant të lartë dhe disa të tjerë.

Një shpërthim i fortë i dëgjuar pranë qytetit iranian të Isfahanit u shkaktua nga “qëllimi i mbrojtjes ajrore në një objekt të dyshimtë”, tha një komandant i lartë ushtarak iranian, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Iranit Tasnim. Shumë agjenci lajmesh të lidhura me shtetin raportuan gjithashtu se vendet e lidhura me programin bërthamor të Iranit ishin “plotësisht të sigurta” dhe sulmi dukej të ishte i kufizuar në shtrirje.

Sulmi i ditës së sotme  erdhi disa orë pasi Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian i tha CNN se nëse  Izraeli  ndërmerr ndonjë veprim të mëtejshëm ushtarak kundër Iranit, përgjigja e tij do të ishte “e menjëhershme dhe në një nivel maksimal”.

“Nëse regjimi izraelit kryen edhe një herë gabimin e rëndë, përgjigja jonë do të jetë vendimtare, përfundimtare dhe për të ardhur keq”, shtoi ai, duke vënë në dukje se ky paralajmërim i ishte komunikuar Shtëpisë së  Bardhë  nëpërmjet Ambasadës Zvicerane në Teheran.

 Një gjeneral i Gardës Revolucionare iraniane kërcënoi ditën e djeshme se do të shenjëtrohen “objektet bërthamore” të Izraelit nëse ai godet objektet bërthamore iraniane, njoftoi media shtetërore, në hakmarrje për sulmin e fundjavës së Teheranit ndaj Izraelit.

Kërcënimi erdhi një ditë pasi liderët e Bashkimit Evropian ranë dakord të rrisin sanksionet kundër Iranit, duke penguar kompanitë që prodhojnë dronë dhe raketa.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit