Izraeli kërkon kontrollin e përgjithshëm të sigurisë së Gazës pas luftës

Izraeli kërkon kontrollin e përgjithshëm të sigurisë…

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Yoav Gallant ka dalë me propozime për të ardhmen e qeverisjes së rripit të gazës pas mbarimit të luftës midis Izraelit dhe Palestinës. Sipas tij Izraeli duhet të ketë kontrollin e përgjithshëm të territorit në rripin e gazës pas mbarimi të luftës.

Nga ana tjetër sekretari Anthony Blinken është në turin e tij në lindjen e mesme për të folur me zyrtarët e palestinës, me drejtuesit e shteteve të lindjes së mesme dhe me krerët e izraelit për të arritur në një marrëveshje për armëpushim. Vizita e tij vjen pas vrasjes së një prej liderave të palestinës Saleh al-Arouri të martën në kryeqytetin e Libanit, Beirut ku izraeli nuk ka reaguar apo të ketë marrë autorësinë e ngjarjes.

Plani i propozuar nga Yoav Gallant përmban katër pika. Ku sipas planit Izraeli do të mbajë kontrollin e përgjithsëm të sigurisë në rripin e gazës, një forcë shumëkombëshe do të kujdest për rindërtimin e territorit të shkaktuar nga bombardimet e izraelit, palestinezët do të jenë përgjegjës për drejtimin e territorit por gjithashtu edhe Egjiptit do ti përcaktohet një rol në planin e propozuar.

Lufta e Izraelit dhe Palestinës deri më tani ka shkaktuar mbi 22 mijë të vrarë dhe rreth 58 mijë të plagosur sipas shifrave zyrtare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit