Izraeli: Lufta përputhet me ligjet ndërkombëtare

Izraeli: Lufta përputhet me ligjet ndërkombëtare

Izraeli ka sulmuar Vatikanin lidhur me komentet e bëra nga një zyrtar i lartë, në të cilin ai i referohej luftës në Gaza si masakër.

Sekretari i Shtetit i Selisë së Shenjtë, Pietro Parolin, i bëri komentet të martën në një pritje që festonte përvjetorin e njohjes së qytetit të Vatikanit si qytet-shtet sovran. Ai dënoi sulmet e 7 tetorit dhe të gjitha format e antisemitizmit, por më pas vuri në dyshim nëse reagimi i Izraelit ishte i duhur. “E drejta e Izraelit për vetëmbrojtje është thirrur për të justifikuar se ky operacion është proporcional, por me 30,000 të vdekur, nuk është ashtu,” tha ai.

Ambasada e Izraelit në Selinë e Shenjtë i quajti komentet e Parolin të papranueshme në një deklaratë të lëshuar të enjten.

Gjykimi i legjitimitetit të një lufte pa marrë parasysh të gjitha rrethanat dhe të dhënat përkatëse çon në mënyrë të pashmangshme në përfundime të gabuara”, thuhet në deklaratën e panënshkruar. Deklarata përfundon duke thënë se përgjigja izraelite ka qenë në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit