Izraeli në OKB: S’po bëjmë gjenocid në Gaza, po vetëmbrohemi

Izraeli në OKB: S’po bëjmë gjenocid në…

Izraeli i ka quajtur vetëmbrojtje sulmet e vazhdueshme drejt Rripit të Gazës. Në sallën e gjyqit në Gjykatën e Lartë të Kombeve të Bashkuara, përfaqësuesit e Izraelit kanë hedhur poshtë akuzat e Afrikës së Jugut se po shkakton gjenocid ndaj pupullësisë palestineze. Në ditën e dytë dhe të fundit të seancave dëgjimore në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, Izraeli tha se lufta në Gaza po synon eliminimin e Hamasin dhe jo qytetarët. Përfaqësuesit ishin të bindur se Netanjahu nuk ka qëllime për të kryer gjenocid në Gaza, ndonëse numri i viktimave ka shkuar në rreth 24 mijë.

Nëse “përdorimi i forcës në vetëmbrojtje kundër një armiku që fshihet pas civilëve mund të portretizohet si gjenocid dhe të shkaktojë masa të përkohshme”, atëherë “një tension i pashmangshëm do të krijohet midis konventës së gjenocidit dhe shteteve që mbrojnë veten kundër kapaciteteve gjithnjë në rritje të terroristëve. organizatat”, argumentoi Gilad Noam, një avokat izraelit.

Ndërkohë Afrika e Jugut është e bindur se qëllimi i Izraelit është një: Të shkatërrojë, të shfaros popullin e palestinës në Gaza. Ndryshe sipas tyre nuk ka sesi shpjegohet që ka sulme të vazhdueshme ajrore dhe tokësore, sikur të ishin duke luftuar me një shtet të fuqishëm e të mirëarmatosur, e jo ndaj një popullësie të pambrojtur. Disa shtete europiane por dhe vetë OKB ka deklaruar më herët se Izraeli po kalon kufijt e vetëmbrojtjes, pasi numri i viktimave në Gaza është shumë më i lartë seç pritej, e për më tepër ku shumica e tyre janë gra dhe fëmijë.

OBSH ndërkohë herë pas herë ndalon ndihmat humanitare për të furnizuar popullin e palestinës me ushqime dhe medikamente, përshkak të sulmeve raketore dhe tokësore që vijnë nga Izraeli.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit