Izraeli përfundon luftën në veri të Gazës, jugu objektivi i rradhës

Izraeli përfundon luftën në veri të Gazës,…

Ushtria e Izraelit ka deklaruar se lufta me Palestinën në veri të Gazës ka përfunduar dhe se janë shkaktërruar të gjitha objektivat e përcaktuara. Ushtria izraelite nuk foli për dislokimin e trupave në veri të Gazës në të ardhmen.

Zëdhënësi i ushtrisë Daniel Hagari tha të shtunën se forcat do të vazhdojnë të thellojnë arritjet atje dhe do të forcojnë mbrojtjen përgjatë kufirit mes Izraelit dhe Gazës. Ai tha se trupat do të përqendrohen në pjesët qendrore dhe jugore të territorit.

Njoftimi ka ardhur pak përpara vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken në Izrael. Ku zyrtarët e administratës së Presidentit Joe Biden vazhdimisht i kanë bërë thirrje Izraelit që të reduktojë ofensivën e tij ajrore dhe tokësore në Gazë dhe të zhvendosë operacionet ushtarake në sulme të shënjestruara në mënyrë që të shmangen viktimat në mesin e civilëve palestinezë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka insistuar se lufta nuk do të përfundojë pa u përmbushur objektivat e caktuar ku deri më tani janë mbi 22 mijë viktima dhe mbi 58 mijë të plagosur nga bombardimet e ushtrisë së izraelit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit