Izraeli përparon ofensivën për në jug të Gazës gjatë orëve të fundit

Izraeli përparon ofensivën për në jug të…

Izraeli e ka quajtur pothuajse të përfunduar luftën në veri të Rrripit të Gazës, drejtues të ushtrisë së izraelit kanë deklaruar se nën shënjestër do të jenë objektivat e palestinës në qendër dhe në jug të gazës. Gjatë orëve të fundit Izraeli ka nisur sulmet me bombardime në qendër të Gazës, në qytetin Khan Younis ku kanë ngelur të vdekur 11 palestinezë në mëngjesin e të martës nga bombardimet në qytet. Raportohet se nga bombardimet janë shkatërruar dhjetëra shtëpi dhe godina rezidenciale.

Nga ana tjetër drejtuesit e ushtrisë së izraelit kanë deklaruar mëngjesin e së martës, se 27 ushtarë izraelitë janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara OCHA ka deklaruar se gjatë 100 ditëve të fundit, 59 nga 77 qendrat kryesore shëndetësore janë jashtë funksioni dhe pa akses për të ofruar shërbimet shëndetësore. Mbi 450 mijë njerëz të sëmurë me sëmundje të ndryshme kanë mungesë të medikamenteve shëndetësore për shkak të moslejimit të ndihmave në rripin e gazës.

Sipas të dhënave të publikuara, që prej fillimit të luftës në 7 tetor të 2023 mbi 23 mijë palestinezë kanë mbetur të vrarë dhe mbi 59 mijë janë të plagosur nga bombardimet e ushtrisë së izraelit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit