Izraeli prish përpjekjet për ndihmë ushqimore në Gaza, banorët në krizë urie

Izraeli prish përpjekjet për ndihmë ushqimore në…

Thirrjet e ndërkombëtarëve ndaj Izraelit për lejimin e ndihmave humanitare në Gaza sa vijnë dhe përforcohen, pasi banorët tregojnë se nuk mund ta përballojnë jetesën për shkak të mungesës së furnizimit me ushqime.

Një delegacion nga Hamasi i formuar për krijimin e marrëveshjes ndërkombëtare për futjen e ndihmave, tha se Izraeli prishi të gjitha përpjekjet e bëra. Operacionet për futjen e ndihmave ushqimore në Gaza është kundërshtuar dhe prishur në mënyrë të vazhdueshme prej muajsh, teksa sipas një raporti të bazuar në intervista me zyrtarë qeveritarë, Enkleva ka rënë në krizë të thellë urie.

Nga ana tjetër vende si Afrika e Jugut, kanë kërkuar veprime shtesë si urdhër për armëpushimi të menjëhershëm nga mes dy vendeve, kërkesë e drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Statistikat e viktimave dhe të lënduarve janë rritur që nga fillimi i sulmeve të Izraelit në Gaza në 7 tetor 2023, ku të paktën 30 800 palestinezë janë vrarë dhe mbi 72 000 janë plagosur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit