Pas 4 muajsh luftimesh radhazi në zonën Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, ushtria izraelite i ka tërhequr të gjitha trupat tokësore nga jugu i Rripit të Gazës, përveç një brigade, njoftoi të dielën një zëdhënës i ushtrisë.
Aktualisht vetëm brigade “Nahal”, ka mbetur në Rripin e Gazës, me detyrë për të mbrojtur të ashtuquajturin “Korridor Netzarim” i cili kalon nga Rripi i Gazës në jug të Izraelit.
Ndërkohë, ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka deklaruar se sistemi i mbrojtjes ka përfunduar përgatitjet për të dhënë përgjigjie ndaj çdo skenari të mundshëm me Iranin.