Izraeli thirrje ndërkombëtarëve: Sanksiononi Iranin

Izraeli thirrje ndërkombëtarëve: Sanksiononi Iranin

Ministri i Jashtëm i Izraelit u ka bërë thirrje vendeve të vendosin sanksione ndaj programit raketor të Iranit dhe të shpallin Gardën Revolucionare një organizatë terroriste pas sulmit të parë të drejtpërdrejtë të Iranit ndaj Izraelit.

Përveç përgjigjes ushtarake ndaj lëshimit të raketave dhe dronëve, unë jam duke udhëhequr një sulm diplomatik kundër Iranit”, tha Ministri i Jashtëm Israel Katz në një postim në rrjetet sociale.

Katz tha se ai u dërgoi letra 32 vendeve dhe se gjithashtu kishte biseduar me homologë të shumtë për të gjetur një mënyrë për të ndaluar dhe dobësuar Iranin.

Ne duhet ta ndalojmë Iranin tani, përpara se të jetë tepër vonë”, theksoi ai.

Izraeli ka thënë se do t’i përgjigjet sulmit të Iranit me raketa dhe dron të fundjavës, mes thirrjeve për përmbajtje nga aleatët që synojnë të shmangin një përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Sipas kryeministrit britanik Rishi Sunak, Grupi i Shtatë demokracive të mëdha po punonte tashmë për një paketë masash të koordinuara kundër Iranit.

Ndërkohë, Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby përsëriti të hënën në mëngjes se presidenti Joe Biden është i përqendruar në parandalimin e sulmit të Iranit kundër Izraelit nga spiralja në një konflikt më të gjerë rajonal.

Vetëm për shkak se Irani kreu këtë sulm të paprecedentë, të cilin ne dhe partnerët tanë izraelitë dhe partnerë të tjerë e penguam, nuk do të thotë se ne duhet të pranojmë përshkallëzimin e situatës”, tha Kirby.

Ai theksoi gjithashtu se vendimi i Izraelit për tu hakmarrë varet nga qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, por se SHBA nuk dëshiron të shohë përshkallëzimin e konfliktit.

Ne respektojmë procesin e tyre sovran të vendimmarrjes. Ajo që ne duam të shohim është de-përshkallëzimi i tensioneve.

Ne nuk duam të shohim një luftë më të gjerë”, tha Kirby.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit