Ja kur pritet të rinisin punën urbanët në Tiranë

Ja kur pritet të rinisin punën urbanët…

Javën e ardhshme pritet që kompanitë e transportit urban në Tiranë të rinisin të gjitha nga puna.

Përfaqësues të shoqatave të transportit janë mbledhur sot për të diskutuar mbi ultimatumin e fundit të kryebashkiakut Veliaj për heqjen e licencës nëse puna nuk fillon.

Burimet bëjnë me dije se ka një lloj dakordësie që transporti publik në kryeqytet të nisë nga puna ditën e hënë të javës së ardhshme.

“Përfaqësuesve të shoqatës u është premtuar nga bashkia se shkelja e protokollit të masave të sigurisë nga ana e qytetarëve pasagjerë nuk do të rëndojnë mbi shoferët, fatorinot apo pronarët e autobusëve”, u raportua në media.

Me realizimin e kësaj pike operatorët do të riktheheshin në punë, ndërsa për pikat e tjera ata kanë thënë se do të negociojnë me autoritetet teksa ofrojnë dhe shërbim për qytetarët.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit