Ja kush është avokati i vënë në pranga për korrupsion, Dhoma e Avokatisë akuza SPAK-ut

Ja kush është avokati i vënë në…

Avokati i arrestuar një ditë më parë nga policia e Lezhës është Sami Dema, Kryetari i Dhomës së Avokatisë në Lezhë.

Ai akuzohet për për veprat penale ”Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj  personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan punën duke bërë të mundur kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit në kërkim S. D., 56 vjeç, banues në Kurbin, me profesion avokat. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, më datë 09.06.2020 i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë’ dhe ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj  personave që ushtrojnë funksione publike’”, njoftoi Policia.

Akuzat

Të njëjtat burime sqaruan se, bë vitin 2019, specialistët për Krimin Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për këtë shtetas, pasi ky shtetas, me profesion avokat, iu merrte lekë shtetasve të ndryshëm, me qëllim për të ndikuar tek prokurori apo gjyqtari, për lehtësim të masës së dënimit.

Rasti i Sami Demës është denoncuar në emisionin investigativ Fiks Fare vitin e kaluar. Një qytetar tha se avokati i kishte marrë një shumë parash babait të tij, duke i premtuar për favorizim në një vendim gjykate për të vëllanë, të arrestuar për cështje droge.

Dhoma e Avokatisë Lezhë: Show, SPAK shkeli parimet e drejtësisë

Ndërkohë, Shaqe Marinaj, nënkryetare e Dhomës së Avokatisë në Lezhë shprehet se arrestimi është në show dhe cenim i profesionit të Avokatit në Republikën e Shqipërisë.

Marinaj shton se Drejtësia e Re dhe SPAK po shkel më të dyja këmbët të gjitha parimet mbi të cilat duhej të bazohej drejtësia.

Arrestimi i kryetarit të Dhomës Vendore të Avokatisë Lezhë, që përfaqëson tre rrethe është show dhe cenim i profesionit të Avokatit në Republikën e Shqipërisë. Drejtësia e Re u betua se do të ngrihej mbi parimet e deklaratës universal për të drejtat e njeriut, barazinë para ligjit. Por SPAK vërtetoj tërësisht të kundërtën, duke shkelur me të dyja këmbët të gjitha parimet mbi të cilat duhej të bazohej drejtësia. Përse masa e sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë? Pse nuk janë ezauruar procedurat për njoftimin e të akuzuarit dhe të njoftohej të marrë pjesë në seancën e vlershmit të arrestimit? Që të kuptohet nëse ka vepër penale, absolutisht duhet të marrë dënimin përkatës sipas ligjit, por në asnjë mënyrë nuk pajtohem me show të drejtësisë dhe me nëpërkëmbjen e një profesioni kaq fisnik, siç është ai i avokatit. Me këtë rast të paprecedent i bëj thirrje të gjithë kolegeve të protestojmë, në krah të respektimit të ligjit, e të respektimit të të drejtave të njeriut si dhe vënien në vendin e duhur të drejtat dhe figurën e profesionit të avokatit në Republikën e Shqipërisë”, u shpreh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit