Ja kush është qyteteti shqiptar ku pati më shumë gra shtatzënë gjatë karantinës

Ja kush është qyteteti shqiptar ku pati…

Prej afro tre muajsh shqiptarët janë përballur me izolimin nga pandemia e koronavirusit. E teksa kudo flitet për infektimet, sëmundjen dhe vdekjet, kemi harruar që lindjet janë ato që na krijojnë të ardhmen.

Në maternitetin e Kukësit, duket se harron githçka mbi virusin, pasi aty sheh se jeta do të vazhdojë dhe e ardhmja është e sigurt.

Mësohet se në maternitetin e qytetit verior, këto tre muaj pandemie, kanë ardhur në jetë më shumë se 140 fëmijë. Lajmi më i bukur është se të gjithë gëzojnë shëndet të plotë.

Gjithashtu janë rritur ndjeshëm edhe rastet e shtatëzanisë gjatë kësaj periudhe.

Shefja e shërbimit obstetrik Gjinekologjik Venezije Doci u shpreh se nënat dhe fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe fatmirësisht, deri më tani nuk është shënuar asnjë rast me Covid-19 në maternitetin e Kukësit.

Në gjendjen civile janë 16 fëmijë më shumë të lindur nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Por pavarësisht shtimit të lindjeve në këtë periudhë, në total ka rënie vit pas viti. Dikur mesatarja e lindjeve vjetore në Kukës i kalonte 900 deri ne 1200 fëmijë, e bëhet fjalë para viteve ’90, por kjo shifër prej një dekadë ka ardhur në tkurrje e tashmë ka zbritur në 370 deri në 410 lindje në vit. /Boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit