Ja pse Kukësit nuk i intereson që kampionati të nisë në maj

Ja pse Kukësit nuk i intereson që…

Nëse kampionati do të nisë brenda muajit maj, Kukësi do të ishte humbësi i madh. Duke parë numrin e madh të lojtarëve që i kanë mbetur jashtë kufirit, Orges Shehi do të ishte i detyruar t’i bënte llogaritë me mungesa të mëdha.

Janë plot 7 futbollistë që presin riatdhesim, duke filluar nga Besar Musolli, Enis Gavazaj dhe vëllai i tij që tashmë është pjesë e Kukësit (Zenel Gavazaj), Ilir Avdyli që janë në Kosovë, Valon Ethemi e Edis Maliqi që gjenden në Maqedoninë e Veriut dhe Vesel Limaj në Gjermani. Momentalisht ka pasur sinjale pozitive vetëm për tre lojtarë.

Bëhet fjalë për kapitenin Musolli dhe vëllezërit Gavazaj. Gjasat janë që brenda pak ditësh ata të mbërrijnë në Tiranë. Një lajm më shumë se i mirë ky, pasi përkthehet me më shumë alternativa për stafin teknik në momentin që do të vendoset për të rinisur futbollin.

Lojtarët në fjalë janë me pasaporta shqiptare dhe me ta do të përdoret metoda e riatdhesimit, ndërsa nga e njëjta skemë nuk përfitojnë të tjerët. Vazhdon të mos ketë asnjë përgjigje për Avdylin, Ethemin, Maliqin e Limajn, të cilët nuk zotërojnë pasaportë shqiptare. /cnaa.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit