Ja pse mbretëresha e Anglisë e feston ditëlindjen dy herë në vit

Ja pse mbretëresha e Anglisë e feston…

Mbretëresha Elizabeth II e cila kohët e fundit humbi burrin e saj, Princin Philip në moshën 99 vjeçare festoi ditëlindjen e saj tre ditë parë si e ve.

Për shkak të kufizimeve të covid-19, mbretëresha u ul e vetme gjatë funeralit të princit Filip, të cilin ajo e ka përshkruar si “forca dhe qëndresa” e saj.

Kjo traditë mbretërore iu vendos nga mbreti Xhorxh i parë, i cili i lindur në nëntor dëshironte të festonte datëlindjen në kohë me diell.

Për këtë arsye, që nga ajo kohë e deri më sot të gjithë mbretërit anglezë festojnë një datëlindje të dytë të shtunën e dytë të muajit qershor.

Festa paraprihet nga “Tropping the Color”, një ceremoni e bukur përshëndetëse në rrugët e Londrës.

Pra, Mbretëresha ka dy ditëlindje, të vërtetën e ka në 21 prill dhe ditëlindjen zyrtare e ka të shtunën e dytë të qershorit.

Dhe kur ditëlindja e saj festohet gjatë muajit qershor ka paradë zyrtare e njohur gjithashtu si ‘Trooping Color’.

Këtë vit, meteorologët theksojnë se në Britaninë e Madhe do të jetë vera më e nxehtë e dekadës së fundit, megjithatë dhe për shkak të pandemisë, ceremonia do të anulohet për të dytin vit radhazi, siç u njoftua muajin e kaluar nga Pallati Buckingham.

Parada zakonisht fillon jashtë Pallatit Buckingham dhe anëtarët e familjes mbretërore parakalojnë me kuaj dhe karroca. 

Kjo paradë madhështore mbyllet me një përshëndetje nga ballkoni i Pallatit Buckingham. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit