Ja sa pacientë janë aktivë në vend, Tirana në krye të listës. Nga gjithë të infektuarit janë shëruar…

Ja sa pacientë janë aktivë në vend,…

Nderkohe qe numri i te prekureve me koronavirus vazhdon te rritet, duke mberritur deri me sot ne 820 te infektuar te konfirmuar, Ministria e Shendetesise ben me dije se 70 % e tyre janë shëruar.

Ne deklaraten e sotme per mediat, lidhur me situaten me te fundit te koronavirusit ne vend, Ministria theksoi se aktualisht janë 219 persona aktivë me COVID19.

Sa per 17 rastet e sotme, 11 të prekur janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitivë me COVID19, ndërsa për 6 të prekur po vijon hetimi epidemiologjik në terren.

Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara përkatësisht, 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe Kamza me 3 raste, vatër familjare.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 99
Krujë 81
Shkodër 15
Kurbin 9
Elbasan 3
Kamëz 3
Kukës 2
Mirditë 2
Berat 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1

COVID-19 – Statistika (5 Maj 2020)

Teste të kryera 9276
Raste pozitive 820
Raste të shëruara 570
Raste Aktive 219
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit