Jahti i ri 100m i gjatë manovrohet mes kanaleve të ngushta holandeze, drejt Detit të Veriut për testime (fotot)

Jahti i ri 100m i gjatë manovrohet…

Pamjet e pabesueshme të një jahti të ri gati 100 metra të gjatë që manovrohej me kujdes në kanalet e ngushta ujore të një qyteze holandeze, janë kapur në një seri fotosh impresionuese.

Fotografi Tom van Oossanen ndoqi mjetin e qujatur Viva, teksa drejtohej për tre ditë mes kanaleve e lumenjve të ngushtë, që ngrihej si gjigand me lartësinë e tij 27 metra, mbi shtëpitë qytetare, majat e kishave dhe mullinjtë holandeze te erës.

Viva, e ndërtuar nga grupi Feadship, është 13.4m i gjerë dhe është manovruar me kujdes për të kaluar në ngjushtica prej vetëm 14 metra. Van Oossanen tha se zhvendosja e saj ishte një operacion shumë delikat.

Dy barka tërheqëse manovronin mjetin nga para dhe prapa, duke e shoqëruar që prej daljes së virgjër nga kantieret e ndërtimit në ishullin Kaag, deri në Detin e Veriut përmes kanaleve të qyteteve Gouda e Rotterdam.

Kalimet e saj ishin aq të ngushta sa ekuipazhi kishte vendosur materiale mbrojtëse në anët e anijes për të mbrojtur bojën e bardhë të shkëlqyer.

Van Oossanen tha se ndjekja e rrugëtimit të Viva mes kanaleve qytetare, ishte shumë e pazakontë.

“Të shohësh këtë jaht kaq të madh që del në det të hapur është gjithmonë impresive. Për disa nga imazhet e ia kam përdorur dron, disa i kam marrë nga ndërtesa të tjera pse nga niveli i tokës, për ta parë jahtin nga të gjitha këndvështrimet.”

Grupi Feadship tha se pronari anonim i mjetit është klient i rregullt i kompanisë, ndërsa porosia e tij e fundit është një jaht eko-miqësor me motorë hibridë, naftë-elektrik.

Jahti ka një sistem trajtimi mbetjesh dhe riciklimi në bord, ndërsa ambjentet e jashtme e të brendshme janë dizenjuar nga grupi i arkitekturës Peter Marino.

Pas tre ditë rrugëtimi, anija doli në detin e Veriut për të nisur testimet e lundrimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit