"Jam e sëmurë"/ 46-vjeçarja nga Elbasani i zhvat 10 mijë euro një të riu në Maqedonia e Veriut

“Jam e sëmurë”/ 46-vjeçarja nga Elbasani i…

Një 46-vjeçare nga Elbasani ka arritur ti marri një shtetasi nga Maqedonia e Veriut një shumë prej 10 mijë euro. Ajo ka zhvatur të riun duke i kërkuar ndihmë për t’u kuruar pasi i thoshte se ishte e sëmurë. Në mirëbesim 32-vjeçari nga RMV ka bërë derdhje të vazhdueshme duke kujtuar se po ndihmonte në shërimin e saj.

Mësohet se 46 vjeçarja ka mashtruar një të ri nga Maqedonia e Veriut nëpërmjet rrjeteve sociale duke i marrë rreth 10 mijë euro. Shtetasja E. D ishte prezantuar me të dhëna të rreme shëndetësore dhe personale të saj.

U arrestua në flagrancë shtetasja E. D., 46 vjeçe, banuese në Elbasan. 46-vjeçarja ka mashtruar nëpërmjet rrjeteve sociale, një 32-vjeçar nga RMV, duke i prezantuar të dhëna të rreme shëndetësore dhe personale të saj. Nga kjo veprimtari kriminale dyshohet se shtetasja E. D. ka përfituar rreth 10 000 euro.” – njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit