“Jam Kylie Jenner shqiptare”/ Aktori i famshëm amerikan në Youtube provokon Luana Vjollcën

“Jam Kylie Jenner shqiptare”/ Aktori i famshëm…

Aktori i famshëm dhe Youtuberi Eric Tabach po fiton shumë famë nëpërmjet Instagramit duke komunikuar me personazhe të njohur nga e gjithë bota. Një provokim i vogël i tij ka bërë që moderatorja Luana Vjollca të prezantohet si Kylie Jenner e Shqipërisë.

Teksa ka lexuar se çfarë ajo ka shkruar për veten e saj në bio në Instagram ku shkruan “moderatore, këngëtare dhe producente”, Eric i ka shkruar nëse “mund të prodhojmë diçka bashkë?”.

Eric i shkruan Luanës, për ta testuar nëse ajo do t’i kthejë përgjigje duke marrë parasysh faktin që edhe ai është një personazh mjaft i ndjekur dhe në fakt një gjë e tillë ndodhi.
Luana Vjollca i ka kthyer duke i shkruar “Si?” Ajo çfarë ka rënë më shumë në sy është kopertina që Eric ka vendosur tek videoja e tij në YouTube dhe është biseda me Luanën, ku ajo është përgjigjur duke thënë se “Jam Kylie Jenner shqiptare”.

Nuk është zbuluar ende biseda e plotë e dyshes ndaj duhet të presim episodin e radhës për ta mësuar, sepse Tabach ka treguar vetëm pjesën ë parë të saj. /cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit