Jamal Musiala humbet ndjenjat në fushë, Saibari e mban për të mos rënë në tokë

Jamal Musiala humbet ndjenjat në fushë, Saibari…

Jamal Musiala ka shkaktuar momente ankthi te tifozët e Bayern-it gjatë ndeshjes miqësore ndaj Leipzigut, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.

Futbollisti gjerman u ndje keq në minutat e fundit të takimit, teksa temperaturat në stadium arrinin rreth 33 gradë Celsius. Musiala dukej i paqëndrueshëm dhe i çorientuar, përpara se të humbiste ekuilibrin dhe të rrëzohej në fushë.

Në momentin kur ai po binte, ndërhyri menjëherë shoku i skuadrës, Ismael Saibari, i cili e mbajti për të shmangur një përplasje të fortë me tokën. Edhe Joshua Kimmich iu afrua menjëherë, ndërsa stafi mjekësor hyri në fushë për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.

Episodi ndodhi në minutën e 83-të, kur Bayern-i kryesonte 3-1, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund. Ironikisht, Musiala dhe Saibari kishin qenë protagonistë pak më herët, pasi Saibari i kishte dhënë asistin gjermanit për golin e tretë të bavarezëve.

Pas trajtimit në fushë, Musiala arriti të ngrihej dhe të largohej vetë nga loja. Për të qetësuar tifozët, ai bëri edhe gjestin e “OK”-ut me dorë, duke sinjalizuar se ishte në gjendje të mirë.

Tifozët në stadium nisën të thërrisnin emrin e tij, ndërsa momenti i frikshëm u kthye shpejt në një lehtësim për të gjithë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit