Jamarbër Malltezi ironizon: U bo me thërrit e duam Shqipërinë si Zimbabveja

Jamarbër Malltezi ironizon: U bo me thërrit…

Jamarbër Malltezi ka ironizuar me skandalin e Zimbabvesë ku i përfshirë ka qenë Klodian Mërtiri për një tender 60 milionë dollarë.

‘’U bo me thërrit e duam Shqipërinë si Zimbabveja’’ ka shkruar Jamarbër Malltezi pasi Mërtiri, një biznesmen shqiptar i inceneratorëve ka marrë pjesë në një aferë korrputive me zyrtarë të lartë të shtetit të Zimbabvesë për vjedhje dhe pastrim parash.

 

Më poshtë, në një koment Malltezi ka vazhduar me ironizimin ndaj kryeministrit Rama, kryebashkiakut Veliaj dhe ministrit Ahmetaj:

“2 milione desh me vjedh ministri ne Zimbabwe pa tender e u arrestu! Ketu Rama-Ahmetaj-Koka-Veliaj jane pjese e vjedhjes 360 miliona euroshe me Klodian Zoton dhe kete me 3 emra (mirel, klodian mertiri e ilir dedja) dhe SPAK e prokurori na kane vdekur mesa duket!!! Standardet e Zimbabwe a i arrijme dot? Kaq e thjeshte eshte!”

Po ashtu edhe opozita në Shqipëri ka akuzuar mazhorancën për kontratat e inceneratorëve, kryesisht në Tiranë, Elbasan dhe Fier, kontrata që nuk u pezulluan as në kohën e pandemisë.

Tashmë Klodian Mërtiri është në kërkim ndërkombëtar nga Interpol dhe Zimbabveja kurse ministri i shëndetësisë, i cili mori pjesë në dhënien e tenderit 60 milionë dollarësh për kompaninë e biznesmenit shqiptar u arrestua por u lirua me garanci 50 mijë euro edhe pse do të përballet në gjyq me akuzën e shpërdorimit të detyrësh dhe korrupsionit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit