Janari solli rritje të raportit të kredive me probleme/ Shkak frenimi i kreditimit

Janari solli rritje të raportit të kredive…

Frenimi i kreditimit solli rritje të raportit të kredive me probleme në muajin janar të këtij viti. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, ky tregues preku nivelin 5.1%, nga 5% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, raporti i kredive me probleme ngelet përsëri në rënie, me 0.35 pikë përqindje më pak.

Zvogëlimi i portofolit ka ardhur kryesisht si rezultat i rënies së kredisë së re gjatë muajve të fundit. Pas muajit shtator 2022, kredia e re e disbursuar nga sektori bankar ka rënë vazhdimisht me bazë vjetore, duke ndikuar negativisht edhe tepricën e kredisë për ekonominë.

Për momentin, ekspertët nuk vërejnë rritje të sasisë së kredive të këqija të sektorit. Megjithatë, është e pritshme që raporti i kredive me probleme këtë vit të rritet, qoftë edhe për shkak të ngadalësimit të kreditimit, por, sipas skenarëve të deritanishëm, nuk pritet që ky përkeqësim të jetë dramatik. Në projeksionet e veta, Banka e Shqipërisë pret që raporti i kredive me probleme për vitin 2023 mund të rritet me 2 deri në 3 pikë përqindje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit