“Janë kursime të familjes”, gjykata lë në burg pronarin e autobuzit brenda të cilit u gjetën 522 mijë euro

“Janë kursime të familjes”, gjykata lë në…

Në një autobuz që po vinte nga Italia u gjenden 522 mijë euro të fshehura. Shoferi dhe pronari i autobuzit Elidon Çela u la në burg nga gjykata.

Avokati i tij, tha se shuma e eurove të padeklaruara ishte rezultat i krusimeve të familjes së Çelës gjatë punës në emigracion.

Në dëshminë e tij Çela tha se mallrat e gjetur ishin të emigrantëve shqiptarë në Itali, ndërsa paratë, ishin kursime të familjes së tij që do t’i investonte në mbjelljen e grurit dhe në bujqësi.

32- vjeçari ka dëshmuar se askush nuk e dinte për eurot e fshehura në tavanin e autobuzit. Për dy ndihmësit e tij, gjykata dha masën “detyrim paraqitje”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit