''Janë në funksion të një partie të re'', regjisori Budina reagon ashpër ndaj Ramës

”Janë në funksion të një partie të…

Regjisori Edmond Budina ka mbërritur në Lushnje së bashku me AMT ku po mbledhin firmat në kuadër të peticionit që kërkon të ringrihet Teatri Kombëtar ashtu siç ishte. Gjatë fjalës së tij para qytetarëve të mbledhur për të firmosur peticionin, Budina iu përgjigj drejtpërdrejt Ramës që tha se artistët dhe aktivistët po krijojnë parti të re.

“Ne nuk jemi për të bërë parti të re. Jemi për të sjellë qytetarinë në politikën shqiptare. Jemi këtu që të bashkojmë të gjithë qytetarët”, tha Budina duke theksuar se artistët dhe qytetarët po ngrenë rezistencën dhe protestën.

Në përfundim të turit në qytetet e Shqipërisë për të mbledhur firmat, AMT ka paralajmëruar se do të mbajë protestë madhështore në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit