"Janë t’u i q* motren...kam raportin e kazinosë o vlla! Për Ilir Beqajn, për hesap të SPAK"

“Janë t’u i q* motren…kam raportin e…

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) mbi dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) kanë zbuluar materiale të reja komprometuese, përfshirë regjistrime audio të realizuara fshehurazi në ambientet e biznesmenit Ergys Agasi. Nga bisedat mes Agasit dhe ortakut të tij, Ermal Beqiri, sipas SPAK, dalin dyshime për ndërhyrje dhe manipulim të procedurave të tenderimit në favor të kompanisë së tyre, si dhe referenca për veprimtari të paligjshme.

Në kuadër të hetimit, GJKKO ka caktuar masa sigurie për disa persona, “arrest shtëpie” për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, dhe “arrest me burg” për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin. Më 16 dhjetor, agjentë të BKH-së, të shoqëruar nga Policia e Shtetit, zhvilluan kontrolle në disa banesa dhe biznese në pronësi të Agasit në Tiranë dhe Durrës.

Pjesë nga bisedat ne zyrën e Ergys Agasit:

Ergys Agasi: Ku e kam vu me i q .. robt

Ermal Beqiri: Është problem o vlla. Kishe intonacion brenda?

Ergys Agasi: Po

Ergys Agasi: Ça thoshte ai?

Ermal Beqiri: Si?

Ergys Agasi: Ça thoshte ai?

Ermal Beqiri: U ulem i çik me atë, i thashë e di si është puna i thashe…

Ermal Beqiri: … japësh leke, te bllokojmë i ktu…

Ermal Beqiri: .. jane t’u q .. motren … kte du ta shoh, ta marrin t ‘vetën, tu them ça muhabeti te bëjmë.

Ermal Beqiri: …. te vijnë ata …. te firmosin nai …

Ergys Agasi: … I thashë unë jo. Jo re i thashë, po ik i thashë, se kam i here raportin e kazinosë o vlla. Po jo re kur ta thërras une ai do vi

Ergys Agasi: … Ktu forca është ajo qe … ne sot, qe është e duhuri, nuk ka force tjetër ktu mo vlla, thrrit ça te dush ti. Ka pas dhe te tjerë ai

Ergys Agasi: … merret me kokaine Gysi, ça po bo me kokaine

Ergys Agasi: I sistemoj unë gjonat në…po kshu pam pam pam… Per Ilir Beqajn … për hesap të Spakut. Do me i fut k .. atij plako se nuk i ruhet k … shumë.

Ergys Agasi: I sistemoj unë gjonat në…po kshu pam pam pam…

Ergys Agasi: Per Ilir Beqajn … për hesap të Spakut

Ergys Agasi: Do me i fut k .. atij plako se nuk i ruhet k … shumë.

Ermal Beqiri: U dukte ma kollaj ajo

Ergys Agasi: Po pra se gjasme

Ergys Agasi: Pranej them mos i merr përsipër se atë e ndjekin gjona te tjera kur … ti, edhe ai mos …

Ergys Agasi: Se unë ja kam mbulu i çeshtje … jo o vlla …. e kane përgju vet ata

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit