Janis Karathanos oligarku i preferuar i Shëndetësisë, Enkel Joti i bën dhuratë 700 MLN atij dhe ortakëve

Janis Karathanos oligarku i preferuar i Shëndetësisë,…

PEGASUS shpk është një prej kompanive koncesionare në Shëndetësi, që konsiderohet si ndër më të fuqishmet, pasi ka nën zotërim një prej koncesioneve më të kripura, atë të laboratorëve me vlerë prej 100 Milion Eurosh. Kompania në zotërim të oligarkut greko-shqiptar Janis Karathanos, ka përfituar një numër të lartë tenderash publike dhe shifra që kjo kompani kap e vetme në këtë fushë është mbi 8.6 Miliard Lekë pa TVSH.

Karathanos vazhdon të përfitojë para publike nga titullarët e institucioneve në Shëndetësi, e nga kush tjetër më shumë, veçse Enkel Jotit? Në një tender me Mungesë Konkurrence, Pegasus shpk dhe GENALB shpk e Mareglen Kocias dhe Albano Begos, dy bashkëpunëtorë të njohur të kësaj fushe, janë shpallur fitues në një tender si operatorë të vetëm, me anë të një procedurë të hapur tenderuese të QSUT me vlerë 720 Milion Lekë pa TVSH. Tenderi padyshim që është shënuar me FLAMUR TË KUQ për “Mungesë Konkurrence” dhe shkelje të parimeve të Prokurimeve Publike.

Sa më shumë tendera shëndetësie zhvillohen, aq më shumë fryhen me paratë e popullit oligarkët e pangopur. Por kompania e Karathanos është një rast i mbajtur me hatër nga institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë, pasi ashtu si edhe përfituesit e tjerë të koncesioneve, merr tenderat me vlerën më të lartë totalisht në shkelje.

KONCESIONI

Sipas dokumenteve, privati ka marrë në administrim 18 laboratorë analizash të cilët në total kryenin 5 mln analiza në vit për pacientët e shtruar dhe ambulantë. Një ndër “lehtësirat” që i bëhen firmës, është se veç financimit, vendosjes vetë të çmimit të analizave, të gjithë pacientët që vizitohen apo mjekohen në institucionet shtetërore, do të jenë të detyruar t’i bëjnë analizat vetëm tek koncesionari i paracaktuar nga qeveria. Një veprim tjetër mafioz ky që rrezikon të falimentojë të gjithë sektorin privat të këtij shërbimi.

Një tjetër situatë është ajo e pranimit të analizave. Spitali publik dhe jo vetëm, por edhe poliklinikat shëndetësore shtetërore nuk do të pranojnë asnjë fletë analize tjetër të kryer në laboratorë të tjerë të licencuar, por vetëm në ato që janë kryer në laboratorët e klientit koncesionar të qeverisë. Një tjetër pasojë e këtij vendimi absurd dhe korruptiv është dhe frika e shprehur e punonjësve. Aktualisht, në këtë shërbim punojnë rreth 520 laborantë dhe 210 punëtorë të tjerë të ndihmës, të cilët do të kalojnë në varësi të koncesionarit, duke u shkëputur nga struktura e Ministrisë së Shëndetësisë.

Qeveria harxhonte 1 mln euro për laboratorët në vit, këta planifikojnë 8 mln euro. Pra, për të njëjtin shërbim, shifra rritet me 7 milionë euro pa llogaritur fitimin që do të marrë koncesionari. Në fakt, këto shifra ishin përpara se të dilte fituesi i tenderit. Pasi qeveria e ka vendosur që të harxhojë 10 milionë euro në vit, ose më saktë do i falë ato së bashku me fitimet që vijnë nga analizat.JOQ Albania

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit