Japonia i dhuron 700 mijë euro Kosovës, për të përballuar luftën me COVID-19

Japonia i dhuron 700 mijë euro Kosovës,…

Japonia i ka dhuruar 700 mijë euro Kosovës për të luftuar koronavirusin duke forcuar kapacitetet shëndetësore.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj i cili takoi ambasadorin japones Mitsunori Ogasaëar.

STATUSI NGA ARMEND ZEMAJ:

Me z. Mitsunori Ogasaëar, i ngarkuar me punë të Ambasadën e Japonisë bisedova rreth asistencës teknike që Japonia do t’i ofroj Kosovës për t’u përballur me luftën kundër Covid-19.
Ambasadori, Ogasaëar njoftoi se ndër të tjera Japonia do të jep shumën financiare mbi 700,000 Dollarë për sektorin e shëndetësisë në Kosovë dhe premtoi se edhe në të ardhmen do të vazhdoj ky bashkëpunim i afërt në mes të dy shteteve.E falënderova shtetin mik të Japonisë për mbështetjen vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën gjatë këtyre viteve dhe veçanërisht gjatë kësaj kohe të pandemisë.

/GazetaAtdheu.com/

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3187813607932164

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit